30 raste të reja me Covid, 31 të shëruar dhe 278 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 31 person.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës. Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715. Në total numri i rasteve aktive është 592”, ka njoftuar MSh-ja.