30 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar edhe 30 raste të reja me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 384, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Raste të reja të vdekjes nuk janë regjistruar dhe numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 11.
Në Dibër, qyteti më i goditur me Covid-19, tani tre ditë me radhë nuk janë regjistruar raste të reja, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë është sinjal i mirë se masat e qeverisë kanë dhënë rezultatet në këtë zonë ku tani dy javë janë në fuqi masat e izolimit të plotë të qytetit.
Numri më të i madh i të infektuarve është në Shkup, ku janë të regjistruar 192 raste.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar sot përfundimin e punimeve për ngritjen e një spitali mobil në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Shkup, me një kapacitet për të pranuar 130 pacientë.