30 shtëpi të reja do të ndërtohen në Prizren
15 maj 2019
| 13:25
Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet në nevojë, të mërkurën kryetari i Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive.
“Përveç kësaj marrëveshjeje Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare”, ka thënë Haskuka.
/Epoka e re/