30 të vdekur dhe 685 raste të reja me Covid

10 shtator 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 30  nga Covidi.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 685 raste të reja me koronavirus.

“Deri më sot 347 344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9 415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 314. Në total numri i rasteve aktive është 19 923”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur për publikun seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Avni…