30-vjeçari mbytet në plazhin e Velipojës
22 korrik 2018
| 16:46
Një pushues është mbytur mesditën e së dielës në plazhin e Velipojës, në zonën e Vilunit.
Sipas informacioneve të para, viktima është një 30-vjeçar me inicialet E.P. nga fshati Dajç i Shkodrës.
Mëgjithë ndihmën e dhënë, 30-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan “Top Channel”.
Që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në plazhin e Velipojës kanë humbur jetën në det dy persona.