30 vjet burg se spiunoi për Izraelin, agjenti zbret nga avioni dhe puth tokën
Polard, një hebre-amerikan i lindur në Teksas , u dënua me burgim të përjetshëm në 1987 pasi u deklarua fajtor për spiunazh.
Ai u la i lirë me kusht në 2015, por duhej të mbante një byzylyk elektronik dhe t’i nënshtrohej kufizimeve të udhëtimit, mbi të gjitha nuk lejohej të largohej nga Shtetet e Bashkuara për pesë vite.
Vendimi i Departamentit të Drejtësisë muajin e kaluar për të mos rinovuar ndalimin pesë-vjeçar të udhëtimit të përfshirë në lirimin e tij u pa nga disa si një dhuratë lamtumire nga administrata Trump për Izraelin.
Netanyahu mirëpriti Polard dhe gruan e tij, Esther, në aeroportin e Tel Aviv, sipas një video të publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit. Çifti, të dy hebrenj ortodoksë, puthën tokën sapo zbritën nga aeroplani.
Pasi tha një lutje për lirimin e të burgosurve, Netanyahu i ofroi Polardit një kartë identiteti izraelite.
“Mirësevjen në shtëpi”tha Kryeministri. “Tani je një qytetar i Izraelit.” Shtetësia izraelite iu dha Polard në 1995 ndërsa ai ishte në burg.
Gazeta izraelite Hayom , e cila ishte e para që njoftoi ardhjen e çiftit, raportoi se ata fluturuan për në Izrael me një aeroplan privat për shkak të gjendjes shëndetësore të Ester Pollard./abcnews.al