30 vjet burgim për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Viti
30 vjet burgim është dënuar i akuzuari për vrasjen e para një viti që ndodhi në Viti.
Më 13 korrik 2021, i pandehuri B.R, në rrugën “Kemajl Azizi”, me dashje kishte rivuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia.
“Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball shkollës ‘Hoxhë Jonuzi’ në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit ‘Tisas Zig 14’, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. mbetet i plagosur dhe dërgohet për kurim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku më pas transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Gjilanit.
B.R është akuzuar për dy vepra penale: “vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Të akuzuarit masa e paraburgimit i vazhdohet derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar, ashtu që koha e kaluar në paraburgim prej 13.07.2021, derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar “, ka njoftuar njofton prokuroria.