30 VJET LARGIMI NGA JETA TË HEROIT TË KOMBIT XHEVAT QERIMI??
Ismet Sylejmani
10 Janar 1993,
10 Janar 2023,
30 vjet nga dita kobzezë, që shënon datën kur i ndalet hapi atdhetarit të devotshëm, politikanit ilegal, drejtuesit komunal e kombëtar të LPK-së, trimit me guxim të pashembullt, Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Jubile dhembjeje e nderimi,
jubile mungese e krenarie,
jubile që shënon mirënjohje të pafund për figurën e madhe dhe të papërsëritshme të veprimtarit të shquar të LPK-së, Atij që qëndronte në ballë të tribunës së luftëtarit e komandantit sypatrembur, që për çlirimin e Atdheut, ishte i gatshëm të shkrihej në çdo çast, kudo që e kërkonte nevoja!
Tri dekada qysh kur i ka mbyllur sytë, Ai që duhej të ishte i pranishëm kudo, jo vetëm me shikimin e Tij dhe me vigjilencën e jashtëzakonshme që e karakterizonte, por edhe me prezencën e Tij fizike!
Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ka lënë boshllëk të madh, në familjen e Tij të ngushtë, te prinderit, te motrat e te vëllezërit, te farefisi, e në veçanti te shokët e bashkëveprimtarët me të cilët ishte i organizuar dhe vepronte ilegalisht në Lëvizje dhe në përgaditjet ushtarake që i zhvillonte dhe në aftësimet dhe kursin e Tij të lartë me oficerët e Ushtrisë së Shqipërisë, ku më pastaj do të pasonte fillimi i luftës së armatosur në UÇK!
30 vjet që popullit shqiptar i mungon Udhëheqësi i Tij Xhevat Qerimi!
30 vjet që popullit shqiptar i mungon Komandanti i Tij Xhevat Qerimi!
30 vjet që e ka mbuluar dheu Atë që nuk duhej ta mbulonte pa e kryer misionin e Tij që ia kishte caktuar vetes, për të bërë luftë të armatosur për çlirimin e Kosovës nga zgjedha pushtuese serbe!
Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte dhe mbetet njëri prej bijëve më të mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit, që populli shqiptar i ka të rrallë dhe nuk ua gjen dot shoqin nëpër gjeneratat dhe brezat e vetflijimit për çështjen kombëtare dhe për çlirim nga pushtuesit e ndryshëm!
30 vjet pa Xhevatin, për ne që e kemi njohur dhe që e kemi pasur shok, bashkëveprimtarë e që do ta kishim edhe bashkëluftëtarë, Udhëheqës e Komandant, ishin vite të rënda!
Por jeta do të vazhdon të rëndojë mbi ne edhe më shumë, me mungesën e Tij!
Duhet të qëndrojmë e të durojmë, e dijmë të gjithë, se po të ishte në mesin tonë, shumëçka do të ishte ndryshe!
Prishtinë, 10 Janar 2022!