30 vjet nga beteja e parë e Adem, Hamëz e Rifat Jasharit

29 dhjetor 2021 | 15:56

Në historinë e Kosovës të shekullit XX, nuk ka personalitet tjetër, që Lavdia për lirinë, pavarësinë dhe ushtrinë tonë i shkon më mirë se Adem Legjendarit, pasi ai kurrë nuk e kërkoi lavdin, por e meritoi atë me flijimin më të pazakontë e të panjohur jo vetëm në historinë tonë shumëshekullore.

Veç traditës se njohur shekullore të kombit tonë për Liri e Pavarësi dhe përvojës së kryengritëse së Lëvizjes Kombëtare Klandestine për Çlirim të pas Luftës së Dytë Botërore, formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka paraprirë dhe ia ka krijuar bazamentin themeltar, rezistenca e armatosur e 30 dhjetorit të vitit 1991 e organizuar nga Adem Jashari.

Më, 30 dhjetor të vitit 1991, plot 30 vjet më parë në fshatin Prekaz të Poshtëm, në orët e hershme të mëngjesit, u rrethua shtëpia e Shaban Jasharit nga forcat policore serbe të shoqëruara me mjete të blinduara e helikopter, nën thirrjet “Dorëzohu o Adem Jashari”. Këtij rrethimi Adem, Hamëz e Rifat Jashari, iu kundërvunë me armë, duke qarë rrethin e hekurt për t’u pozicionuar në pyllin afër lagjeve Lushtaku e  Kodra.

Atë ditë, sipas informacioneve të ditës thuhej se në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë dy e plagosur tre polic serb nga ana kundërshtare, kurse nga pala shqiptare ishte plagosur Vesel Selimi nga fshati Aqarevë.

Kundruall faktit se policia serbe kishte marrë peng anëtarët e Familjes Jashari dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj lagjeje, të cilët i mbante të mbështetur për muri, në kohë të ftohtë dhe plot acar, luftimet ndërmjet ADEM, HAMËZ E RIFAT JASHARIT  dhe forcave policore nuk pushuan disa orë.

Është folur se atë ditë një delegacion i LDK-së, në krye me Dr. Fehmi Aganin kishte shkuar në qendër të Skenderajt për të biseduar me autoritetet policore serbe për ndërmjetësim dhe ndërprerje të luftimeve.

Vëllezërve Adem, Hamëz dhe Rifat Jashari, në ato luftime iu patën bashkangjitur edhe një numër i konsiderueshëm i vullnetarëve.

Pos luftimeve mbi forcat policore serbe, të shtëna kanë ndodhur edhe mbi helikopterin e blinduar, i cili orë e çast fluturonte mbi fshatin Prekaz dhe fshatrat tjera për rreth.

Atë kohë, policia serbe, duke parë se Grupi i rezistencë po rritej nga vullnetarë të shumtë, që shkonin në drejtim të Prekazit, kishte kërkuar ndihmë nga kazermat e ushtrisë në Prishtinë e Mitrovicë. Ndërkohë, një çetë e ushtrisë serbe nga kazerma e Mitrovicës ishte pozicionuar në rreze të Qyqavicës, në rast të eskalimit të situatës. Ishte kjo periudhë, kur kishin plasur luftimet në Slloveni e Kroaci

Të gjithë qytetarët e Kosovë, i madh apo i vogël qoftë, zyrtarë shtetëror apo krye zyrtarë qofshin ata veçanërisht, përkuljen, nderimin e falënderimin për çdo ndryshim pozitiv e veçmas për çdo gjë që ka të bëjë për sigurinë e atdheut e të kombit, duhet të bëhen në Memorialin e Prekazit Legjendar.

Asnjë veprim idhnak e inatqor i këtij apo atij personi, i madh apo i vogël qoftë s’mund ta zbehë Lavdinë e veçantë të Jasharëve Legjendar, shkruan globisot.

Sot Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka njoftuar se nesër me 30 dhjetor 2021me fillim nga ora 10:00 bëhen homazhe ne Kompleksin Përkujtimorë “ADEM JASHARI ” në Prekaz.

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në shënim të 30-të vjetorit të triumfit të familjes Jashari dhe ditës së Veteranit, bashkë me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asamblistë të listës sonë të pavarur dhe qytetarë, nesër, me datë 30.12.2021, duke filluar nga ora 10:00, do të bëjmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Influencuesi i kriptovalutave, Elon Musk mendon se e di se…