30-vjetori i LDK-së në Vushtrri bën bashkë Osmanin dhe Veliun
19 janar 2020
| 17:10
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri ka shënuar 30-vjetorin e themelimin.
Në ceremoninë e organizuar nga kjo degë për këtë përvjetor, kanë marrë pjesë drejtuesit kryesorë të LDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa.
Po ashtu, në 30-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Vushtrri kanë marrë pjesë edhe dy nënkryetarët e kësaj partie, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, të cilët kohëve të fundit kanë pasur një ballafaqim nga distanca në lidhje me arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.
Osmani e Veliu janë ulur pranë njeri-tjetrit.