300.000 euro subvencione për 31 OJQ të cilat ofrojnë shërbime profesionale sociale

13 tetor 2022 | 16:20

Sot u nënshkruan kontratat që në total kapin vlerën afër 300.000 euro subvencion për 31 organizata të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime profesionale sociale për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kontratave ka vlerësuar lartë kontributin e shoqërisë civile, duke thënë se komuna do të jetë përherë partnere dhe duke uruar që puna që bëjnë shoqëria civile do të shkojë në dobi të grupeve më të cenueshme në Komunën e Prishtinës.

Në anën tjetër drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, ka shprehur përkushtimin për të thelluar dhe më shumë këtë bashkëpunim.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është e përkushtuar për t’u qëndruar pranë të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit pa përjashtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy çerdheve në Gjilan u janë vendosur gurthemelet. Njëra çerdhe…