300 milionë euro dhuratë për “Zonjën tonë”
200 milionë euro kontribut për rindërtimin e katedrales “Zonja Jonë” të Parisit kanë dhuruar grupi LVMH dhe familja Arnault. LVMH është akronim i emrave Louis Vuitton dhe Mowt Hennessy, multinacionalja emërmadhe e modës “Louis Vuitton”, “Christian Dior”, “Fendi”, “Sephora”, “Dom Perignon”, “Mowt Hennessy” etj.
Po ashtu, “grupi LVMH vë në dispozicion të shtetit dhe të instancave përkatëse ekipet e veta kreative, arkitekturore, financiare etj., për të ndihmuar punën e gjatë të rindërtimit, nga njëra anë, po edhe për mbledhjen e fondeve, nga ana tjetër”.
Para këtyre që ofruan 200 milionë, 100 milionë euro njoftohet se ka dhuruar familja François Pinault, sipërmarrës miliarder që zotëron linjën e prodhimit dhe shitjes të pasurive të luksit.
Siç raportojnë mediat franceze, asnjëri ndërmarrës nuk ka kërkuar asgjë si kundërvlerë nga shteti.