300 pemë, 6 tonë secila
09 shtator 2019
| 10:57
Stadiumet e futbollit janë sinonim i zhurmës dhe rrëmujës, por një instilacion arti në Austri ka sjellë një pyll të vërtetë në mes të një stadiumi futbolli në përpjekje për ta tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimit të klimës dhe shpyllëzimit.
“Wörthersee Football Stadium” në Klagenfurt është shndërruar në një pyll të mrekullueshëm për një projekt të ri nga artisti zviceran Klaus Littmann.
Fusha e madhe, e vendosur afër liqenit Wörthersee në shtetin jugor austriak të Carinthia, tani është rreshtuar me rreth 300 pemë, disa që peshojnë deri në gjashtë tonë secila.