300 raste për një muaj, debllokime të pusetave të ujërave të zeza

10 prill 2019 | 13:44

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sh.a. (KRUP), njofton konsumatorët e saj, se për një muaj është intervenuar në 300 raste, debllokime të pusetave të ujërave të zeza.

“Intervenimet e tilla janë të shpeshta nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hedhin gjësende të ngurta, mbeturina të cilat janë të papërballueshme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar as ndërtuar për gjëra të panevojshme”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas këtij njoftimi, mesatarja e intervenimeve në debllokime të pusetave të kanalizimit brenda një muaji arrin në 300 sosh.
“Rastet e tilla do të zvogëloheshin dukshëm me një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve dhe në disa raste edhe me nderime/ zgjerime rrjetash të ujërave të zeza nga ana e Komunave përkatëse”, është thënë në njoftim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike po mbetet sfidë në…