302 punëtorë të Telekomit nënshkruajnë marrëveshje për ndërprerjen vullnetare të marrëdhënies së punës
Një nga synimet kryesore strategjike të menaxhmentit të Telekomit të Kosovës sh.a. për këtë vit, përpos Kthimit të Ligjshmërisë, Rregullimit të Proceseve të punës brenda kompanisë, Rishikimit të Ofertave për Konsumatorë, duke ju përshtatur gjithnjë nevojave dhe shijeve të tyre, Procesit të Kontrolluar të Kthimit të Borxheve, Rikthimit të Investimeve Strategjike, Rritjes së të Hyrave etj, ishte edhe Ulja e Shpenzimeve Operative në të cilat dukshëm prijnë pikërisht shpenzimet për stafin, që në baza mujore tejkalojnë të gjitha shpenzimet tjera.
Duke konstatuar, pas shumë hulumtimesh, analizash e diskutimesh të brendshme se një pjesë e madhe e stafit edhe përkundër përpjekjeve mbetet i pa angazhuar dhe se me kontributin e tyre nuk i arsyetojnë shpenzimet që i ka kompania për pagat e tyre, si dhe duke marrë parasysh të drejtat e tyre ligjore dhe ikjen nga vendimmarrja subjektive, një nga idetë për uljen e këtyre shpenzimeve ishte oferta për largimin vullnetar të të punësuarve të cilët janë të zëvendësueshëm për kompaninë ndërkohë që ata shohin perspektivë për angazhime të tjera jashtë kompanisë. Pa hyrë në arsyet dhe rrjedhën e punësimeve të mëhershme në TK, kjo ofertë mundëson që kompania të lirohet nga shpenzimet e panevojshme për stafin e pa angazhuar dhe riorientimin e këtyre mjeteve. Duke llogaritur që në vazhdim të bashkëpunimit tonë të ju përgjigjemi në të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e juaja, na lejoni që në këtë njoftim të ju japim të dhënat kryesore për këtë proces, i cili u përmbyll me sukses dhe nga i cili besojmë të kenë përfituar qytetarët, kompania dhe ish-kolegët tanë.
Disa fakte lidhur me procesin për Pakot Vullnetare dalëse:
- Më datë 25.03.2022 Departamenti për Relacion me Publikun ka bërë njoftimin në TK-Komplet lidhur me Ofertën për Pako Vullnetare (A) Pensionim i Parakohshëm dhe Pako Vullnetare (B) për punonjësit e tjerë.
- Nga UD Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës sh.a. është marrë Vendimi Nr. 01-1531/22 i dt 29.04.2022, për formimin e Komisionit për vlerësimin e aplikimeve të punëtorëve mbi Pakot Financiare Dalëse dhe Ndërprerjen Vullnetare të Marrëdhënies së Punës, në bazë të së cilit Vendim janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit.
III. Në bazë të 3 (tri) afateve të aplikimit, numri i të punësuarve që aplikuan për ofertën e TK-së, është si në vijim:
- Në afatin e I-rë, nga data 25.03.2022 deri me 25.04.2022, kanë aplikuar:
66 të punësuar – në pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, oferta (A)
271 të punësuar – në pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë, oferta (B)
Aplikime në Ofertën A dhe B: 337 punëtorë
- Në afatin e II-të nga data 29.04.2022 deri me 10.05.2022 kanë aplikuar si në vijim:
7 të punësuar – në pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, oferta (A)
17 të punësuar – në pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë, oferta (B)
Aplikime në Ofertën A dhe B: 24 të punësuar
- Në afatin e III-të nga data 13.06.2022 deri me 15.06.2022 kanë aplikuar si në vijim:
3 të punësuar – në pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, oferta (A)
19 të punësuar – në pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë, oferta (B)
Aplikime në Ofertën A dhe B: 22 të punësuar
Numri Total i Aplikantëve 383
- Komisioni për Vlerësimin e Aplikacioneve për Pako Vullnetare ka filluar punën me datën 05.05.2022 dhe ka mbajtur 3 takime të rregullta më datë: 11.05.2022; 18.05.2022 dhe 20.05.2022, për të cilat takime janë përpiluar procesverbale me nr.01-1531/22.
Komisioni Vlerësues lidhur me ecurinë e procesit të punës ka përpiluar 3 Raporte si në vijim:
* Raporti nr.01-1531/22 dt 26.05.2022:
* Raporti nr.01-1531/22 dt 03.06.2022 dhe
* Raporti nr.01-1531/22 dt 15.06.2022.
Mbi bazën e kritereve të parapara në vendim, analizave dhe opinioneve të Drejtorëve të Departamenteve përkatëse dhe vlerësimit të Komisionit janë REFUZUAR 27 aplikacione meqë është konsideruar se largimi i këtyre punonjësve ka ndikim negativ në operimet ditore të kompanisë dhe se zëvendësimi i tyre nuk mund të bëhet nga stafi tjetër i brendshëm.
Komisioni ka REFUZUAR edhe 11 aplikacione për shkak të problemeve procedurale (4 punonjës të suspenduar: 3 ndërprerje të marrëdhënies së punës dhe 4 pushime pa pagesë).
Total të REFUZUARA: 38 aplikacione
Të gjithë aplikantët e Refuzuar, janë njoftuar me shkrim përmes dep. të BNJ-së, lidhur me arsyen e refuzimit të aplikacioneve të tyre.
- Gjithsej 43 të punësuar të cilët kanë aplikuar për ndonjërën pako, kanë ndërruar mendje dhe i kanë tërhequr aplikacionet e tyre:
* Për pako A – 2 aplikacione
* Për pako B- 41 aplikacione
- Numri i përgjithshëm dhe përfundimtar i të punësuarve që përfituan nga të tri afatet, për (A) Pako Vullnetare për Pensionim të Parakohshëm dhe (B) Pako Vullnetare për të punësuarit e tjerë, është:
* Pako A – 64 të punësuar
* Pako B – 238 të punësuar
Në fund të procesit kemi 302 – Marrëveshje të nënshkruara për Ndërprerjen Vullnetare të Marrëdhënies së Punës mes tyre dhe TK Sh.a.
Disa fakte dhe shifra rreth aspektit financiar të Ofertës:
Pako, Aplikime, Aprovime, Refuzime, Kanë nënshkruar marrëveshjen
~ vlera përfshin tatimin në pagë dhe kontributet pensionale
A: 76, 69, 7, 64 = 1,141,561.58 €
B: 307, 258, 49, 238 = 5,115,127.55 €
Total: 383, 327, 56, 302 = 6,256,689.13 €
Për të mbuluar shpenzimet e kësaj oferte, Telekomi i Kosovës, ka aplikuar për hua nga Qeveria e Kosovës. Edhe pse mund të duket shpenzim i madh, në plan afatgjatë Telekomi i Kosovës llogaritë të përfitojë nga ky proces.
Kompensimi në lartësinë e paraparë me kontratë, pritet të ndodhë deri në fund të muajit Qershor 2022. Shuma që TK do të paguajë për këto pako është rreth 6.2 milionë €, përfshirë pagat neto, tatimin në paga dhe kontributet pensionale.
Ju lutem, mos hezitoni që për interesime plotësuese të na kontaktoni. Jemi të bindur se transparenca e plotë e kompanisë dhe gatishmëria që në çdo kohë të jemi në dispozicionin tuaj do të rindërtojë urën e bashkëpunimit që do të shuajë etjen e publikut për punën dhe gjithçka që lidhet me këtë kompani.