302 të vdekur, 9 847 raste të reja me koronavirus në Gjermani
04 janar 2021
| 08:44
Numri i të infektuarve me koronavirus brenda 24 orëve në Gjermani ka shkuar në 9.847, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.775.513, bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch të publikuara të hënën.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 302 të vdekur, duke rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga fillimi i pandemisë në 34.574 persona, shkruan Reuters.