Cakaj pret në takim ministrat austriakë, shpreh mirënjohjen për ndihmën ndaj Shqipërisë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler.
Me këtë rast, ai ka shprehur mirënjohje për ndihmën që Austria i ka thënë Shqipërisë.
“Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare. Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023”.
“Po ashtu, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2629529227316702