Matoshi: Albin, jam kundër regjimit tënd

28 maj 2020 | 13:54

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në një status në llogarinë e vet në “Facebook” ka parashtruar pyetjen “Në cilën anë je ti?”.

Matoshi, duke u përgjigjur në këtë pyetje të përgjithshme, ka thënë se është kundër regjimit të Kurtit.

“‘Në cilën anë je ti?’ – po i pyet Kryeministri qytetarët në kohë paqeje e demokracie!? Albin, jam KUNDËR regjimit tand! Meqë pyete”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli në kohe pandemie nuk do të jetë më i…