304 pacientë me Covid-19 të shtrirë në QKUK dhe në spitale
13 korrik 2020
| 19:09
Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me Covid-19. Ka njoftuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Prej tyre në QKUK 176, kurse në spitalet e përgjithshme 128 pacientë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.
Bëhet me dije se 24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.
(F.D / Epoka e re)