Pas Covid-19 dhe valës së të nxehtit, India ballafaqohet me “pushtimin” e miliarda karkalecave
02 qershor 2020
| 11:19
Numri i të infektuarve me Covid-19 në Indi është duke u rritur dita-ditës, kryeqyteti i këtij vendi është duke u ballafaquar me një valë të të nxehtit që nuk mbahet në mend, kurse 100 milionë njerëz kanë mbetur pa punë, e të njëjtën kohë vendi po lufton me një problem tjetër – “pushtimin” nga miliarda karkaleca.
Shkencëtarët thonë se është “pushtimi” më i tmerrshëm në 25 vjetët e fundit dhe se bëhet fjalë për një lloj unik të karkalecave që lëvizin me shpejtësi të madhe.