31 pacientë me koronavirus janë shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e tyre
11 qershor 2020
| 12:56
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 31 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile.
Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, derisa njëri prej tyre është në gjendje më kritike.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1 298 raste me koronavirus. Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 913.