31 raste të reja me Covid dhe 275 të vaksinuar

25 mars 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 31 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 22 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë  275 doza të vaksinës kundër Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës. Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.116 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491. Në total numri i rasteve aktive është 675”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten ekipi i urgjencës në QMF-së në Duhël të…