31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa
Ish-ushari i UÇK-së, deputeti aktual dhe i shumë legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, është kandidat për deputet i PDK-së. Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, Hajdar Beqa do të garoj me numër 31 në listat zgjedhore të PDK-së. Beqa gjatë mandantit që po lëmë pas ishte ndër deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës. Kujtojmë që deputeti Beqa ishte i përfshirë në një përleshje fizike në sallën e kuvendit me ministra e deputetë të Vetëvendosjes, në mbrojtje të parimeve dhe drejtësisë brenda institucionit.
Beqa i cili është kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë dhe deputeti i kësaj partie, ka takuar shtabin zgjedhor të degës në qytetin e tij.
“Sot u mbajt mbledhja e shtabit zgjedhor të degës, ku u diskutuan çështje të rëndësishme në kuadër të organizimit dhe menaxhimit të procesit zgjedhor. Në mbledhje u analizua situata aktuale, progresi i bërë deri më tani dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim për të siguruar suksesin në fushatë, e rrjedhimisht edhe fitoren e madhe me 9 shkurt 2025”, ka bërë të ditur Beqa.
Sipas tij, angazhimi dhe përkushtimi maksimal i secilit anëtar te partisë deri në ditën e fundit, është çelësi i suksesit të përbashkët.
“Fitorja e PDK-së në zgjedhjet parlamentare te shkurtit 2025 është e padiskutueshme dhe domosdoshmëri e kohës”, ka shkruar ai në fund.