31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: Çdo moment i kaluar me veteranët e UÇK-së, është një kujtim i çmuar

18 janar 2025 | 17:13

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Hajdar Beqa ka njoftuar se ka vizituar disa bashkëluftëtar në shtëpinë e veteranëve të UCK-së, në fshatin Samadrexh të Suharekës.

Beqa ka thënë se cdo momenti i kaluar me ta është një kujtim i cmuar dhe një dëshmi e krenarisë.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj disa bashkëluftëtar në shtëpinë e Veteranëve të UÇK-së, në fshatin Samadrexh të Suharekës. Çdo moment i kaluar me ta është një kujtim i çmuar dhe një dëshmi e krenarisë për sakrificat tona. Respekt dhe mirënjohje pa kufij për heronjtë tanë të lirisë”, ka shkruar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në tubimet e tij elektorale herë pas…