31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: Dujaka, Firaja dhe Dobrigja konfirmuan mbështetjen për PDK’në
04 shkurt 2025
| 22:05
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, deklaroi se banorët e Dujakës, Firajes dhe Dobrigjes së Gjakovës konfirmuan mbështetjen e fuqishme të PDK’së.
Beqa i quajti të tri fshatrat si bastione të PDK’së, kurse tha se përmes tyre po dëshmohet besnikëria dhe vizioni për të ardhmen.
“Banorët e Dujakës, Firajes dhe Dobrigjes konfirmuan mbështetjen e fuqishme për PDK-në!
Ky bastion i pathyeshëm i fitores po dëshmon sërish besnikërinë dhe vizionin për të ardhmen.
Me Bedri Hamzën Kryeministër, zhvillimi dhe mirëqenia janë të garantuara! Bashkë drejt fitores!”, tha Beqa.