31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: “Energji dhe mobilizim maksimal – së bashku drejt fitores!”

06 shkurt 2025 | 16:46

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në Kodrën e Trimave, ku është pritur nga familja e nderuar Kalaja.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe përkushtimin e qytetarëve, duke theksuar mobilizimin e madh për fitore.

“Energji dhe mobilizim maksimal në çdo anë – së bashku drejt fitores,” – ka shkruar Beqa, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagët #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31 #MaMirë.

PDK po vazhdon fushatën zgjedhore me takime në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin për të siguruar mbështetje të gjerë për kandidatët e saj dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha është kandidat për deputet nga radhët e Partisë…