31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa fton diasporën të votojë për PDK-në dhe Bedri Hamzën

10 janar 2025 | 11:34

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka ftuar bashkudhëtarët që të votojnë për këtë parti dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.

Ai ka thënë se vota e diasporës është jetike për një Kosovë më të mirë.

“Të nderuar bashkatdhetarë, procesi i votimit ka nisur, prandaj ju ftoj me respekt të votoni në këto zgjedhje, ku vendoset e ardhmja e Kosovës për katër vitet e ardhshme. Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Shqipërisë (FShF) ka njoftuar zyrtarisht rinovimin…