31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: “Kosova meriton më mirë, dhe ne do ta bëjmë realitet!”
08 shkurt 2025
| 12:03
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se është momenti për të vendosur për një të ardhme më të mirë.
“Kosova ka nevojë për guxim, për vendime të mëdha dhe për unitet, ashtu siç kemi qenë gjithmonë në momentet historike. Të bashkuar fituam lirinë, ndërtuam shtetin dhe tani është koha ta çojmë përpara me vizion e zhvillim.”
Beqa ka vlerësuar kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, duke e cilësuar atë si një lider të urtë dhe profesionist të dëshmuar, i cili do ta ringrejë ekonominë dhe do të krijojë mundësi të reja për qytetarët.
🗳️ Më 9 shkurt, voto për një Kosovë të zhvilluar dhe krenare!
✅ Voto PDK 131
✅ Voto Hajdar Beqa 31