31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: “Kosova mundet më mirë” po gjen mbështetje në çdo familje, lagje dhe qytete

24 janar 2025 | 23:21

Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se platforma “Kosova mundet më mirë” po gjen mbështetje në çdo familje, lagje dhe qytet.

Beqa ka thënë se së bashku me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi në bashkësinë lokale 1 kanë bashkëbiseduar dhe ndarë vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për një Kosovë më të mirë.

Njoftimi i plotë:

Bashkësia lokale 1 dëshmoi sonte se fryma e ndryshimit dhe e fitores është më e fuqishme se kurrë. Platforma “Kosova mundet më mirë” po gjen mbështetje në çdo familje, lagje dhe qytet.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë banorët e kësaj bashkësie lokale për përkushtimin dhe mbështetjen e palëkundur ndaj PDK-së. Ishte kënaqësi të bashkëbisedonim dhe të ndanim vizionin tonë për një Kosovë më të mirë së bashku me Kryetarin Memli Krasniqi në bashkësinë lokale 1.

Bashkë do të ndërtojmë një Kosovë më të mirë!

#PDK131 #MaMirë #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, e cila…