31-shi i PDK-së, Hajdar Beqa me banorët e Kamenicës: Bashkë për një të ardhme më të mirë
23 janar 2025
| 23:50
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kamenicë, ku theksoi rëndësinë e bashkimit dhe mobilizimit të qytetarëve për një të ardhme më të mirë të vendit.
Në këtë tubim, Beqa shprehu besimin se me Bedri Hamzën si Kryeministër, do të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm dhe prosperiteti për Kosovën.
“Takime të përzemerta me miq, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së në Kamenicë! Frymë unifikimi, bashkimi dhe mobilizimi kudo. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, jemi të bindur se po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Së bashku drejt fitores së madhe”, shkroi ai.