31-shi i PDK-së në Grabovc: Po marshojmë drejt fitores së sigurt

28 janar 2025 | 16:10

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, është takuar me bashkëluftëtarë dhe simpatizant të PDK-së tek “Guri i Plakës” në Grabovc.

Duke parë entuziazmin në këtë takim, Beqa ka thënë se PDK-ja është duke marshuar drejt fitores së sigurt.

“Mbrëmë, në orët e vona patëm një takim të jashtëzakonshëm me bashkëluftëtarë, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së tek Guri i Plakës në Grabovc. Entuziazmi, mbështetja dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm na japin edhe më shumë besim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku me përkushtimin dhe vizionin e Bedri Hamzës për një të ardhme më të mirë, po marshojmë drejt fitores së sigurt”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.

Hajdar Beqa në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 31.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka nxjerrë në shitje biletat…