31-shi i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa merr mbështetje anekënd Kosovës
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa është duke vazhduar aktivitet paraelektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Beqa, i cili garon me numrin 31 në listën e PDK-së është duke marrë mbështetje anekënd Kosovës.
Gjatë një takimi me të rinjtë e Prishtinë, Beqa ka thënë se ata janë rreshtuar njëzëri pas Bedri Hamzës dhe PDK-së.
“Rinia mundet më mirë! Ky ishte mesazhi që u përçua sot në një takim shumë miqësor me të rinjtë nga Prishtina. Ata, njëzëri, janë rreshtuar pas Bedri Hamzës dhe Partisë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.
Ndërsa për takimin që ka mbajtur në Kaçanik, Beqa ka thënë se ka parë një përkushtim dhe vendosmëri për fitoren e PDK-së.
“Takim miqësor me anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në Kaçanik. Mobilizim, përkushtim dhe vendosmëri drejt fitores!”, ka shkruar Beqa.
31-shi i PDK-së është takuar edhe disa shok dhe miq të vjetër në Ferizaj nga të cilët ka thënë se ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“…pata kënaqësinë të takoj disa miq dhe shokë të vjetër në Ferizaj. Mbështetja e tyre e sinqertë është burim force dhe motivimi për të ecur përpara”, ka shkruar Beqa.
Kujtojmë se Hajdar Beqa për disa mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë. /Epoka e re