31-shi i PDK-së takon ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën

05 shkurt 2025 | 23:03

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 31, Hajdar Beqa, ka takuar sot ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, një bashkëluftëtar me të cilin thotë se ndanë barrën e betejave të shenjta për lirinë e Kosovës.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Azem Syla, një bashkëluftëtar me të cilin ndamë barrën e betejave të shenjta për lirinë e Kosovës. Bashkë kaluam sfida të mëdha, bashkë fituam të gjitha betejat në kohë lufte!”.

“Sot, në një tjetër rrugëtim të rëndësishëm, qëndrojmë krah për krah për të fituar edhe betejën më të rëndësishme më 9 shkurt! Me vullnet, me vendosmëri dhe me besim, ecim përpara!”, ka shkruar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ramiz Lladrovci  Në Listën fituese të PDK-së, ka personalitete…