31-shi i PDK-së thirrje diasporës: Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë

15 janar 2025 | 11:12

Kandidati për deputet, Hajdar Beqa i cili garon me numrin 31 në listën zgjedhore të PDK-së, u ka bërë thirrje diasporës që të votojnë sa më shumë për të vendosur të ardhmen e Kosovës për katër vitet e ardhshme. “Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!”, ka shkruar Beqa në thirrjen e tij.

Postimi i Beqës:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Procesi i votimit po vazhdon, prandaj ju ftoj me respekt të votoni në këto zgjedhje, ku vendoset e ardhmja e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!

#PDK131

#BedriHamza1

#MemliKrasniqi2

#HajdarBeqa31

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes,…