31 të prekur nga koronavirusi në Serbi
13 mars 2020
| 10:26
Në Serbi janë konfirmuar edhe shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus kështu që numri i përgjithshëm i infektuarve është rritur në 31, ka njoftur Ministria e Shëndetësisë së Serbisë.
Deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, gjithsej 214 persona janë testuar në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, raporton “Tanjug”.