31-vjeçar arrestohet për dhunë në familje, kërkohej ndërkombëtarisht edhe për vjedhje

09 gusht 2024 | 16:03

Një shtetas me iniciale B.I., 31-vjeçar është arrestuar në Prishtinë në lidhje me një rast të dhunës në familje.

Siç njofton policia përmes një komunikate për media, pa kryerjes së verifikimeve të nevojshme i njëjti rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, konform një urdhër arresti ndërkombëtar.

I dyshuari pas arrestimit u procedua më tej.

“Ky arrestim nënvizon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që individët që kërkohen për vepra të rënda të sillen para drejtësisë, pavarësisht kufijve”, thotë më tej policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka rihapur thirrjen për subvencione për vajza…