31 vjet nga Kuvendi i Verrave të Llukës si dhe i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë
01 maj 2021
| 20:37
Nga: Fatmir Z. Arifi
Kjo Lëvizje ka bërë kthesa të mëdha historike, jo vetëm për Kuvendin e Verrave të Llukës, ku u mblodhën mbi 500 mijë shqiptarë nga trojet etnike të Shqipërisë së këndejme.
Sukseset e saj e kanë në themel pikërisht formulën që e caktoi dhe mbi të cilën u organizua, veproi grupi nismëtarë dhe u masivizua: anjëri nuk është i pari, asnjëri nuk është i fundit. Mbi të gjithë qëndron misioni!
Prandaj misioni i këtij grupi nismëtarë i të rinjve të Pejës, studentë, ish-të burgosurë politikë, dha rezultate madhore, të paarritshme më parë në historinë e popullit tonë, në unifikimin e kombit tonë, përmes faljes dhe pajtimit, në të gjithë hapësirën shqiptare.