
31-vjetori i rënies, nesër përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Nesër (e hënë) bëhen 31 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Faliu.
Me këtë rast, do të bëhen homazhe tek vendi i rënies se tyre dhe varrezat në lagjen “Velania” në Prishtinë.
“Me rastin e 31-vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me 2 nëntor 2020, në nderim të veprës së tyre, do të mbahen këto aktivitete: Në ora 10:00, bëhen nderime pranë Obeliskut të Heroit të Kombit, LLugë, pastaj në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë. Lavdi!”, është thënë në njoftimin e familjes Fazliu.