316 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në spitalet e Kosovës

24 korrik 2020 | 16:39

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se 316 pacientë të prekur me Covid-19 janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e ShSKUK-së është bërë me dije se 20 pacientë janë vënë në respiratorë dhe 23 në makinat për frymëmarrje, që njihen si CPAP.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar premten se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 213 raste me koronavirus dhe gjashtë viktima.

Në Kosovë, prejse janë shfaqur rastet e para më 13 mars, autoritetet kanë konfirmuar gjithsej 6 680 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë zhbllokimin e llogarive bankare…