
Arton Gavazi emërohet nënkryetar i komunës së Ferizajt
25 qershor 2020
| 17:48
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar Arton Gavazin, nënkryetar të kësaj komune, pas dorëheqjes së Naim Feratit nga kjo pozitë.
“Nënkryetar i ri i komunës është master i shkencave juridike, kuadër profesional i dëshmuar që nga sot do të kryej detyrat e ushtrojë kompetencat e nënkryetarit të komunës së Ferizajt. Nënkryetari Gavazi, mbante pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme. Ekipi qeverisës i kryetarit Aliu edhe me këtë rast po dëshmohet me kuadro e dije profesionale, moshë të re e përgatitje superiore për t’i shërbyer qytetarëve ferizajas”, ka njoftuar komuna e Ferizajt.