Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët ta ruajnë ambientin
26 qershor 2020
| 17:45
Me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit, Komuna e Podujevës ka bërë me dije se do ta zbatojë rregulloren për menaxhim të mbeturinave, në të cilën, sipas pikës 1 të nenit 6, thuhet: “Çdo gjenerues i mbeturinave është i obliguar të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave”.
Me këtë rast, Komuna e Podujevës ka apeluar te qytetarët që deri më 1 gusht 2020 të lidhin kontrata çdo amvisëri me kompanitë për menaxhim të mbeturinave KRM “Pastrimi” ose “Natyra” Sh. P. K., varësisht se cila kompani vepron në vendbanimin e tyre.
“Pas 1 gushtit komuna do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre që nuk do të kenë kontrata të lidhura me njërën nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.