317 raste aktive me koronavirus në Kosovë
18 dhjetor 2021
| 08:37
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 317.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.