Renditja aktuale në garën për ‘Topin e Artë’
Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, e kryeson renditjen aktuale në garën për “Topin e Artë”, ndërsa sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi, mbeten në pozitën e dytë dhe të katërt. Robert Lewandowski e mbylli sezonin 2019/20 të Bundesligës si kampion dhe me 34 gola të shënuara në 31 ndeshjet, duke e fituar kështu për herë të pestë çmimin për golashënuesin më të mirë.
Si rezultat i kësaj, “Goal” e ka radhitur atë si futbollistin më favorit për ta fituar Topin e Artë momentalisht, çmim ky që do të ndahet në dhjetor. Top pesëshja e kësaj gare kompletohet nga Ronaldo, Kevin de Bruyne, Messi dhe Thomas Muller.
Renditja aktuale në garën për “Topin e Artë”:
20. Ciro Immobile (Lazio & Itali)
19. Josip Iliqiq (Atalanta & Slloveni)
18. Timo Werner (RB Leipzig & Gjermani)
17. Alphonso Davies (Bayern Munich & Kanada)
16. Trent Alexander-Arnold (Liverpool & Angli)
15. Serge Gnabry (Bayern Munich & Gjermani)
14. Bruno Fernandes (Manchester United & Portugali)
13. Sadio Mane (Liverpool & Senegal)
12. Jordan Henderson (Liverpool & Angli)
11. Kai Havertz (Bayer Leverkusen & Gjermani)
10. Jadon Sancho (Borussia Dortmund & Angli)
9. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain & Francë)
8. Erling Haaland (Borussia Dortmund & Norvegji)
7. Neymar (Paris Saint-Germain & Brazil)
6. Karim Benzema (Real Madrid & Francë)
5. Thomas Muller (Bayern Munchen & Gjermani)
4. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)
3. Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë)
2. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali)
1. Robert Lewandowski (Bayern Munchen & Poloni)