318 nxënës nga Malisheva përfituan nga një komplet me libra

21 janar 2020 | 14:35

318 nxënësit fitues në garat e organizuara nga koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, të martën i kanë marrë dhuratat e tyre, përkatësisht kompletet me libra, për rezultatet e treguara në këto gara. Dhuratat janë shpërndarë nga koordinatori Rexhep Hoti, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi.

“Ju jeni arsyeja pse jemi sot këtu, pasi jeni fituesit e garave. Ju keni një mundësi më shumë në jetë që përmes librit, përkatësisht leximit, t’i arrini qëllimet e juaja në jetë, sepse të gjitha arrihen përmes leximit dhe mësimit”, ka thënë Hoti, me rastin e dhurimit të kompleteve me libra për të gjithë nxënësit fitues.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se suksesi i nxënëseve malishevas është dhuratë për komunën që drejton. “Ndihem shumë mirë sot, pasi suksesi i juaj është dhuratë për tërë komunën. Vetëm me mësim dhe kualitet në mësim, ne mund të ecim përpara dhe ndihem jashtëzakonisht mirë me sukseset që ju keni arritur. Këto nuk janë thjeshtë dhurata, por vlerësim për suksesin tuaj dhe ju gjithmonë në jetën tuaj do ta mbani në mend këtë moment”,  ka thënë Begaj.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, i ka uruar dhe i ka falënderuar, për suksesin e arritur dhe për pjesëmarrjen në këto gara, përmes së cilës, këta nxënës kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës,…