32 foshnje lindën dje në Klinikën e Gjinekologjisë, prej tyre 19 vajza e 13 djem
15 prill 2022
| 11:22
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar 32 lindje.
19 foshnje janë të gjinisë femërore, teksa 13 të tjerë janë të gjinisë mashkullore.
13 gra u bënë nëna për herë të parë.
“Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kishte 32 lindje- 12 me operacion. 19 foshnje janë femra, kurse 13 tjera janë meshkuj. Në saje të raportit të punës për datën 14 prill 2022, 13 shtatzëna u bënë nëna për herë të parë”, thuhet në njoftim.