32-shi i PDK-së, Isak Shabani: E ardhmja e Kosovës me PDK-në do të jetë shumë më e sigurt dhe me mirëqenie më të mirë!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Isak Shabani do të rikandidoj edhe për një mandat të deputetit, në zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen me 9 shkurt 2025. Shabani do të mbaj numrin 32 në listën zgjedhore të PDK-së. Pas përfundimit të listave zgjedhore, ish-i burgosuri politik, Isak Shabani, ka falënderuar PDK-në për nominimin e tij si dhe besimin qytetar në zgjedhjet e kaluara. Shabani ka thënë se gjatë mandatit aktual, ka provuar që me përgjegjësi të lartë kombëtare dhe profesionale, t’i kryej detyrat që ia ka mundësuar pozita e deputetit.
“E ardhmja e Kosovës me PDK-në do të jetë shumë më e sigurt dhe me mirëqenie më të mirë!
Ju jam pafundësisht mirënjohës dhe premtoj që besimin tuaj do ta nderoj gjithmonë me punë të ndershme dhe përkushtim maksimal”, ka shkruar ndër tjera në falënderimin e tij, kandidati për deputet, Isak Shabani.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me kënaqësi ju njoftoj se për herë të dytë do të jam në listën e kandidatëve të PDK-së për deputet.
Falë jush, unë kam guximin dhe motivimin për të rikandiduar për Deputet të Kuvendit të Kosovës, duke qenë i bindur se mund të kontribuoj për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Gjatë mandatit aktual, kam provuar që me përgjegjësi të lartë kombëtare dhe profesionale, t’i kryej detyrat që na jep pozita e deputetit.
Këto vite ishin mjaft sfiduese dhe aspak të lehta për shtetinë tonë!
Me listen e prezantuar nga PDK-ja, përfshihet kontributi, profesionalizmi dhe atdhe-dashuria!
E ardhmja e Kosovës me PDK-në do të jetë shumë më e sigurt dhe me mirëqenie më të mirë!
Ju jam pafundësisht mirënjohës dhe premtoj që besimin tuaj do ta nderoj gjithmonë me punë të ndershme dhe përkushtim maksimal.
Faleminderit nga zemra për përkrahjen!
#skamunalë
#kosovamundetmamirë
#mebedrihamzënkryeministër
✅ 32