32-shi i PDK-së, Isak Shabani, mbyll fushatën në vendlindjen e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti!

06 shkurt 2025 | 16:34

Kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së e që garon me numrin 32 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka ftuar qytetarët, bashkëvendësit dhe simpatizantë e mbështetës të PDK-së që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të degës së PDK-së në Podujevë, që do të mbahet më 7 shkurt në ora 19:00 në shkollën “Zahir Pajaziti” në Orllan. 32-shi i PDK-së, ka thënë se së bashku, në vendlindjen e Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, le të dëshmojmë përkrahjen tonë për vizionin e PDK-së dhe angazhimin për një Kosovë më të fortë.
Njoftimi i plotë:
FTESË PUBLIKE
Të dashur qytetarë, bashkëvendës dhe mbështetës të PDK-së,
Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, ku do të prezantohet kandidati për deputet Isak Shabani dhe kandidatët e tjerë të PDK-së.
Së bashku, në vendlindjen e Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, le të dëshmojmë përkrahjen tonë për vizionin e PDK-së dhe angazhimin për një Kosovë më të fortë.
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme! Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe!
PDK – Fuqia për të Ardhmen!
Kosova mundet më mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Lakers dhe Bucks në merkato lëvizin edhe Warriors. Xhimi…