32 të shëruar nga Covidi dhe 23 raste të reja sot në Malishevë

28 korrik 2022 | 14:24

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 32 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 3765 raste, prej tyre 3554 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë 124 raste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten edhe Marrëveshjen Kornizë…