32 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni V. në 24 orët e fundit

24 gusht 2021 | 22:43

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 32 raste të vdekjes si pasojë e Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në mesin e të vdekurve kishte edhe të 32-vjeçar, ndërsa një numër ishin në të 40-tat e 50-tat.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 1210 raste pozitive me koronavirus, nga testimi i 7084 mostrave. Ndërkohë janë shëruar 451 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 170.412 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5727 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 152.916, ndërsa janë 11.769 raste aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi më në fund e ka konkretizuar interesimin e…