32-vjeçari shqiptar humb jetën një aksident trafiku në Itali
07 janar 2024
| 19:32
Një aksident automobilistik ka ndodhur në provincën Mosciano në Itali, ku për pasojë ka vdekur shqiptari Eduart Hoxha.
32-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve. Pasi kishte lënë turnin në punë, ai ishte duke drejtuar makinën e tij “Fiat Punto” ku u përplas nga një “Audi A3” që drejtohej nga në 25-vjeçar.
Sipas mediave italiane, ndihma e parë ka mbërritur menjëherë, por për fat të keq, i riu nuk arriti të mbijetonte. Shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta./EuronewsAl